-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKastriot Rexhepi: Lëvizja Besa s’mund të ma kërkojë mandatin

Kastriot Rexhepi: Lëvizja Besa s’mund të ma kërkojë mandatin

Deputeti Kastriot Rexhepi i është përgjigjur zëdhënësit të Lëvizjes Besa, Faruk Avdiu, i cili sot përmes një deklarate, kërkoi nga Rexhepi që ta kthejë mandatin në partinë me të cilën i ka fituar zgjedhjet.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e deputetit Kastriot Rexhepi.

Nuk mund të kërkoni mandatin ta kthej pa e kthyer deputetët e juaj mandatin që e fituan nga Lsdm e deshën ta kontrabandojnë në Vmro
Nga ana tjetër ma paskan nxjerë zëdhënësin që unë e solla në parti Besa, pasi që mentori i tij i tashëm nuk mundi ta bindte të vijë në Besë me muaj të tërë.

Edhe sa i përket kalimeve sa për info juve disa të LB para se të kritikoni ju përkujtoj që:

Bilall Kasami ka qënë Bdi – DR – LB së paku tre parti ka ndruar, Arjanit Hoxha zëvendëskryetar PPD-DR-Këshilli Opozitar – LB katër transfere Faruk Avdiu zëdhënës PDSH-LRPDSH-ASH( vitin kur u bënë deputetët atë e kishim oponent)-LB katër transfere.

Po a ju gjetët të flisni për transfere politike për mua. Juve nuk latë parti pa provuar dhe më kritikoni mua që skam parti pse po e bëj sefte.

Juve duhet të më kërkoni falje mua dhe votuesve se mandatet po i çoni në Vmro dhe Levicë ndërsa unë mbeta në vijën që patëm kur i morëm mandatet në këtë shumicë aktuale, shkruan Kastriot Rexhepi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments