Nënkryetari i Lëvizjes BESA ka komentuar reagimet e atyre që thuajnë se pasi u tubuan shumë njerëz në Strugë, duhet edhe muslimanët t’i hapin xhamijat.
Sipas Rexhepit, xhamijat duhet të hapen për adhurim e jo për inat të dikujt. Ja postimi i plotë i Rexhepit:
Hapja e xhamive duhet të bëhet për të kryer obligimet fetare atëherë kur do të minimizohet reziku nga pandemija dhe jo për t’iu kundërpërgjigjur një turme të pa përgjegjshme që bëhen burim potencial i përhapjes së pandemisë COVID-19. Tek e fundit, ibadetet bëhen për hir të Krijuesit e jo për inat të dikujt. Lidhëshmëria e besimtarit me krijuesin është individuale dhe përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit duhet të jetë kolektive.
Ndërsa për ata që kanë organizuar dhe lejuar tubimin e qindra personave në vend publik, duhet të mbajnë përgjegjësi për thyerje të rekomandimeve dhe rrezikut për përhapje të pandemisë COVID-19. Para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë.
Hapja e xhamive duhet të bëhet për të kryer obligimet fetare atëherë kur do të minimizohet reziku nga pandemija dhe jo për t’iu kundërpërgjigjur një turme të pa përgjegjshme që bëhen burim potencial i përhapjes së pandemisë COVID-19. Tek e fundit, ibadetet bëhen për hir të Krijuesit e jo për inat të dikujt. Lidhëshmëria e besimtarit me krijuesin është individuale dhe përgjegjësia për ruajtjen e shëndetit duhet të jetë kolektive.
Ndërsa për ata që kanë organizuar dhe lejuar tubimin e qindra personave në vend publik, duhet të mbajnë përgjegjësi për thyerje të rekomandimeve dhe rrezikut për përhapje të pandemisë COVID-19. Para ligjit duhet të jenë të gjithë të barabartë.linku http://tvkoha.tv/rexhepi-xhamite-duhet-te-hapen-per-adhurim-e-jo-per-inat-te-dikujt/?utm_source=rss&utm_medium=rss&utm_campaign=rexhepi-xhamite-duhet-te-hapen-per-adhurim-e-jo-per-inat-te-dikujt