7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKastriot Rexhepi: Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin! Ademi demanton: Janë rrena

Kastriot Rexhepi: Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin! Ademi demanton: Janë rrena

Kastriot Rexhepi nga VLEN në Daily Click tha se Fronti Europian ka insistuar dhe insiston që të bëhet pjesë e qeverisë. Rexhepi tha se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është takuar me Mickoskin për këtë punë, por që sipas tij, qeveria do të bëhet mes VLEN dhe VMRO.

“Ata me kë do të bëjnë qeveri? Ja ne nuk do të bëjmë, do t’i ndërpremë bisedimet nesër, do të themi se nuk duam të bëjmë, ata me kë do të bëjmë? Për çka i kanë dërguar emisarë Mickoskit dhe vet z.Ahmeti është takuar me Mickoskin, për çka? Po, unë nuk kam qenë brenda në takim, por e di që është takuar”, pohoi Rexhepi.

Por Arbër Ademi nga FE këto pohime thotë se janë lajme të rreme.

“Bëhet fjalë për lajme të rreme, të cilat përgatiten në kuzhina tjera të cilat nuk ja duan të mirën shqiptarëve, e që shfrytëzohen nga disa shqiptar të cilët pa legjitimitet, pa turp, pa e pasur legjitimitetin e qytetarëve tentojnë që ti përfaqësojnë shqiptarët”, tha Ademi.

E duke komentuar “luftën” për legjitimitet te shqiptarët në RMV, Rexhepi tha se edhe Ahmeti duhet pasur kujdes me “deklaratat për gjakra”.

“Mendoj që shqiptarët mjaft kanë derdhur gjak për këtë vend dhe mendoj se ne si politikanë kemi përgjegjësi të gjithë, pa përjashtim, që mos sjellim situatë që dikush të pësojë edhe një gërvishtje të vogël, mos flasim me pasojë më të rëndë”, shtoi Kastriot Rexhepi – VLEN .

Rexhepi foli edhe për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se po insistojnë që të caktojnë një far lloj periudhe 2, 3 ose 6 muaj, e në rast se nuk bëhen shtoi se duhet të shqyrtohet pjesëmarrja në koalicionin qeverisës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments