24.8 C
Tetovo
E premte, 25 Korrik, 2025
BallinaLajmeKasami:Firmosëm projektin bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin...

Kasami:Firmosëm projektin bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht

Në një postim në rrjetet sociale, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi për firmosjen e projektit bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht në vlerë prej 30 milion denarësh.Postimi i plotë:

I’a VLEN për Xhepçishtin!

Sot në Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, së bashku me ministrin Izet Mexhiti, firmosëm projektin bazë për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal për fshatin Xhepçisht. Projekt ky me vlerë prej 30 milion denarë!

Një projekt që nuk është thjesht tubacion, beton e dokumente teknike, por një hap i domosdoshëm për dinjitetin urban të banorëve tanë, për mjedisin, për shëndetin publik dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave tona rurale.

Ky investim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës tonë të përditshme, përkushtimit dhe bashkëpunimit institucional sepse kur prioritet është qytetari, asnjë lagje, asnjë fshat, asnjë vendbanim nuk mbetet pas.
Vazhdojmë me projektet, jo me fjalë, por me punë konkrete, sepse Tetova që duam ndërtohet çdo ditë me punë, me vizion dhe me vendosmëri.

Xhepçishti meriton më mirë, dje premtuam, sot po punojmë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments