5.8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shkurt, 2026
BallinaLajmeKasami: Vizita e Begajt në Tetovë dëshmi e vëmendjes së Shqipërisë ndaj...

Kasami: Vizita e Begajt në Tetovë dëshmi e vëmendjes së Shqipërisë ndaj bashkëpunimit me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare në qytet, duke e cilësuar takimin si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, ka theksuar Kasami.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për raportet dypalëshe dhe të ardhmen evropiane të përbashkët.

“Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane”, u shpreh ai.

Sipas Kasamit, Tetova mbetet një pikë kyçe e bashkëpunimit në disa fusha.

“Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar, dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi”, theksoi kryetari i Tetovës.

Në fund, ai nënvizoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes shqiptarëve.

“Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!”, deklaroi Kasami.

Delegacioni vizitoi edhe Shkolla Liria, një nga institucionet më të vjetra arsimore në Tetovë. Programi artistik i përgatitur nga nxënësit u cilësua si dëshmi e rrënjëve të forta të qytetit në arsim dhe kulturë, si pjesë e trungut kombëtar shqiptar.

Vizita përfshiu edhe monumentet historike e fetare të qytetit, përfshirë Xhamia e Larme, simbol i arkitekturës osmane dhe bashkëjetesës fetare në rajon.

Po ashtu, delegacioni vizitoi edhe Arabati Baba Teqe, kompleksin e njohur bektashi që përfaqëson trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të Tetovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments