Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka dalë sot në rrjetet sociale për të promovuar “suksesin e radhës” të komunës – hapjen e një hapësire për parkim me 43 deri 44 vende pranë Gjykatës së Tetovës, shkruan Flaka
Sipas Kasamit, kjo zonë ka qenë më parë e uzurpuar dhe tashmë është kthyer në shërbim të qytetarëve si hapësirë për parkim publik. “Edhe një punë e mirë e realizuar”, shkroi ai në Facebook, duke e prezantuar këtë hap si arritje në drejtim të përmirësimit të jetës urbane.
Por reagimet nga qytetarët nuk kanë munguar – të shumtë janë ata që e kanë cilësuar këtë veprim si tallje me publikun. Hapësira e re nuk i mbulon as nevojat e vetë punonjësve të Gjykatës, për të mos folur për mungesën kronike të parkingjeve në gjithë qytetin.
Asnjë nga këto premtime nuk është përmbushur. Përkundrazi, parkimi zonal vazhdon të paguhet, ndërsa mungesa e hapësirave të reja për parkim është kthyer në një ndër sfidat më të mëdha të qytetit.