10.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të...

Kasami: Ne jemi gati për të punuar për shqiptarët, ata duhet të bëhen gati për në burg!(video)

VLEN ka sjellur energjinë dhe dëshirën për punë e cila ka munguar me vite në pushtetin qendror. Kështu ka deklaruar kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në shënimin e 100 ditëve të kësaj Qeverie.

“Ne kemi përveshur mangët për ta prekur me punë çdo vendbanim shqiptarë të harruar nga e kaluara. VLEN është pranë çdo qyteti dhe fshati shqiptar, është pranë zhvillimit të mirëqenies së qytetarëve. Ne nuk jemi vetëm koalicion, jemi një familje e cilat po punon çdo ditë me mundin më të madhë për të përmirësuar jetesën e shqiptarëve.
Sot jemi krenarë për atë se çka kemi arritur në 100 ditëshin e parë me punë efikase dhe dinamikë të jashtëzakonshme. VLEN është pjesë e qeverisë për të përmirësuar ekonominë, për të sjellur reforma në arsim dhe shëndetësi, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. NE JEMI GATI PËR TË PUNUAR PËR SHQIPTARËT, ATA DUHET TË BËHEN GATI PËR NË BURG!”, ka deklaruar Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments