24.4 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeKasami i sigurt në përkrahjen e VMRO-së për zgjedhjet lokale

Kasami i sigurt në përkrahjen e VMRO-së për zgjedhjet lokale

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në pyetjen e gazetarëve nëse si koalicion VLEN në zgjedhje lokale do ta marrin mbështetjen e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të kryetarit të komunës tha se kjo do të konkretizohet në periudhën e ardhshme. Një disa media u bë e ditur madje se VMRO-DPMNE nuk do të ketë kandidatë për kryetar komune në qytetin e Tetovës, Gostivarit dhe Strugës.“Në përgjithësi, koalicioni funksionon, ndërsa ka shumë shembuj ku bashkëpunimi është korrekt. Po ashtu, si deri tani, do të ketë bashkëpunim midis partnerëve të koalicionit, në këtë rast VMRO -VLEN. Ky bashkëpunim, thuhet se në periudhën e ardhshme, siç afrohen zgjedhjet do të konkretizohet, por në përgjithësi ka një marrëveshje që do ta mbështesim njëri-tjetrin edhe në zgjedhjet lokale”, theksoi Kasami nga një aktivitet në Tetovë.Sipas tij ende është herët për të mësuar se cili kandidat në këtë qytet do ta ketë mbështetjen.

“Për kandidatë konkret nuk është biseduar. VLEN ende nuk ka caktuar kandidatë se ku dhe me kë do të kandidojë, për të ditur se si do të ecë konkretisht bashkëpunimi, pasi që formalisht bashkëpunimi është në nivel lokal“, theksoi Kasami.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments