7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKasami i përgjigjet Mickoskit: Nëse flasim për Balancuesin dhe Badenterin, mund të...

Kasami i përgjigjet Mickoskit: Nëse flasim për Balancuesin dhe Badenterin, mund të flasim edhe për ridefinimin e shtetit

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se formalisht nisma për ndryshimet kushtetuese duhet të vjen nga ana e Qeverisë, nëse nis diskutimi, sipas tij ai që e nis diskutimin duhet të ftojë të gjithë partitë parlamentare për të siguruar shumicë prej 80 deputetëve, përcjell TV21. Kasami tha se nesër do të konkretizohen veprimet se si do arrihet deri te heqja e definicionit 20 %.“Lëvizja Besa është pro ndryshimeve kushtetuese dhe gjithçka që ka të bëjë me përshpejtimin e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe në këtë frymë e shohim edhe pjesën tjetër të cikën ne jemi të interesuar të jetë pjesë e ndryshimeve kushtetuese, që ka të bëjë me largimin e definicionit 20% për gjuhën shqipe. Nesër në Strugë kemi mbledhjen e radhës të Kryesisë Qendrore sigurisht di të ndërtojmë qëndrim nëse Lëvizja Besa do të marrë një iniciativë të tillë”, tha mes tjerash Kasami.

I pyetur për deklaratat e kryetari të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski se nëse flitet për heqjen e 20%, atëherë duhet të flitet edhe për heqjen e Balancuesit dhe Badenterit, Kasami tha se nuk është momenti për këtë.

“Nëse i hapim ato tema mund të flasim edhe për atë të cilën ne si Lëvizje Besa e kemi thënë që në themelimin tonë, për ridefinimin e shtetit, por mendoj se momenti nuk është i përshtatshëm për të diskutuar për ridefinimin e shtetit”, pohoi Kasami./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments