Bilall Kasami nga VLEN thotë se vendet vakante në ekzekutiv, që i takonin ASH-Taravarit, tani po ruhen për deputetët e Frontit Europian, që pritet t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare, përcjell TV21. Kasami tha se po bisedohet se cilat pozicione t’i marrin të njëjtit.Jemi në bisedime me disa deputetë dhe parti politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e Frontit Europian, të cilët shpejt do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës, dhe disa nga pozicionet që i ka pasur më herë koalicioni VLEN, tash janë…dmth i kemi të parapara që t’i plotësojmë me kuadro të këtyre partive apo deputetëve që do t’i bashkëngjiten shumicës. Është një proces i bisedimeve për pozicionet të cilat ata do të duhet t’i marrin në qeveri, pra ka do të kisha thënë një vendim që ata të jenë pjesë e qeverisë, por tani flasim për çështje teknike se ku do të kenë ministra, zv/ministra, drejtori e kështu me radhë”, tha Kasami duke shtuar se do të ketë deputetë shqiptarë dhe nga komunitetet tjera në kuadër të FE-së, që do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare.