4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKarvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është pjesë e fushatës – “ËSHTË...

Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është pjesë e fushatës – “ËSHTË RADHA JOTE” dhe fillon nesër në Gradsko, Manastir dhe Plasnicë

– Karvani i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve është pjesë e fushatës – “ËSHTË RADHA JOTE” dhe fillon nesër në Gradsko, Manastir dhe Plasnicë, dhe do të përfshihen mbi 12 komuna nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në kuadër të fushatës edukative dhe informative të këtij viti, KSHZ-ја do të shpërndajë material edukativ në komunat që do t’i vizitojë, me qëllim që t’i prezantojë të drejtat e votuesve për të votuar, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale dhe t’i edukojë për të dy ciklet zgjedhore.

Karvani i KSHZ-së fillon nesër dhe do të vizitohen qytetet dhe komunat në vijim: – Strumicë, Konçë dhe Shtip, Kumanovë dhe Nagoriçi i Vjetër, Shkup dhe Studeniçan si dhe Tetovë dhe Tearcë.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e përgatiti këtë fushatë edukative dhe informative “ËSHTË RADHA JOTE” me qëllim që të inkurajojë pjesëmarrje më të madhe në këto zgjedhje dhe t’ju bëjë apel të gjithë votuesve që të drejtat e tyre personale të votës garantohen edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën apel ndaj votuesve që të kontrollojnë të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në linkun e mëposhtëm: https://www.izbirackispisok.gov.mk/.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments