-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaKronikëKapet një grup i falsifikimit të parave në Maqedoninë e Veriut

Kapet një grup i falsifikimit të parave në Maqedoninë e Veriut

Me datë 08.03.2024, zyrtarë policorë nga Sektori për Krim Ekonomik në SPB Kumanovë kanë ndaluar pesë persona të përfshirë në rrjetin e shpërndarjes së parave të falsifikuara.

Policia njoftoi se në fshatin Rankovcë kanë privuar nga liria shtetasit: A.A. (31) nga Shkupi, I.M. (23) nga Kriva Pallanka, D.S. nga Shkupi, KK (24) nga Shkupi dhe Z.R. nga Shkupi.

Ata dyshohet se kanë kryer veprën “falsifikimi i parave” të parashikuar dhe të dënueshme nga neni 268 i Kodit Penal, kështu që në muajin shkurt kanë rënë në kontakt me një person nga Shkupi i cili u ka ofruar kartëmonedha të falsifikuara në prerje 100 euro dhe për shumën prej 18.000 denarë kanë blerë 9 kartëmonedha të falsifikuara në prerje prej 100 euro. Në muajt shkurt dhe mars kanë blerë produkte nga subjekte të ndryshme juridike në pesë raste në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, me çka kanë përfituar dobi pasurore kundërligjore prej 500 euro.

Personat janë ndaluar në Komisariatin e Policisë, ku është dokumentuar plotësisht ngjarja penalo-juridike dhe kallëzimi penal, si dhe për të 5 personat është caktuar masa e ndalimit prej 30 ditësh nga gjyqtari i procedurës paraprake

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments