12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaKapali Çarshia historike e Stambollit përgatitet për hapjen më 1 qershor

Kapali Çarshia historike e Stambollit përgatitet për hapjen më 1 qershor

Si pjesë e përgatitjeve, ekipet për dezinfektim dhe pastrim të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Pastrimit pranë Komunës Fatih dezinfektuan brendësinë e çarshisë me preparate të veçanta.

Çarshia e Mbyllur (Kapaliçarshia) historike e Stambollit, e cila nuk funksionon që nga 23 marsi për shkak të masave të marra për të luftuar koronavirusin e ri (COVID-19), po përgatitet të rihapet më 1 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pjesë e përgatitjeve, ekipet për dezinfektim dhe pastrim të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Pastrimit pranë Komunës Fatih dezinfektuan brendësinë e çarshisë me preparate të veçanta.

“Shpresoj që më 1 qershor, Kapaliçarshia të hapë dyert e saj për vizitorët. Sot, ekipet e Komunës Fatih kanë pastruar rrugët kryesore dhe rrugicat e çarshisë, çdo vend ku punojnë esnafët tanë”, tha për AA Fatih Kurtulmuş, kryetari i bordit drejtues.

“Dritaret do të jenë të hapura dhe do të shërbejnë si kondicioner natyror. Ventilimi në çarshi do të sigurohet natyrshëm. Çarshia nuk është mbyllur kurrë në historinë e saj për kaq shumë kohë. Ajo u mbyll gjatë tërmetit të vitit 1999, por mbyllja ishte e shkurtër. Nga 1 qershori, çarshia do të jetë e hapur nga ora 10:00 e mëngjesit, deri në 16:00 pasdite”, shtoi Kurtulmuş.

Ai tha se vizitorët dhe tregtarët do të duhet t’u përmbahen rregullave për mbrojtje nga virusi, përfshirë detyrimin për mbajtjen e maskave dhe distancimin fizik.

E llogaritur si qendra e parë tregtare në botë, çarshia u mbyll më 23 mars si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka marrë mbi 367 mijë jetë në gjithë botën.

Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda pjesës së vjetër të qytetit dhe ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments