Bora siç duket ka zënë pa përgatitur edhe sot Komunën e Prishtinës.
Si shkak i reshjeve të borës rrugët thuajse janë të gjitha të bllokuara.
Rruga Muharrem Fejza dhe rrugët lidhëse të saj e deri tek rruga C dhe më gjerë është shkaktuar tollovi e madhe.gazetametro.net
Qytetarëve i është pamundësuar lëvizja. Situata është e rënduar krejtësisht në rrugët: Astrit Dehari, Muharrem Fejza dhe rruga B.
Nga të gjitha këto rrugë nuk ka mundësi kalueshmërie. Policia e Kosovës është në afërsi të këtyre rrugëve derisa është bërë thirrje për pastrimin e rrugëve .


