9.9 C
Tetovo
E diel, 15 Shtator, 2024
BallinaLajmeKandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së, Igli Hasani: Pozicion i rëndësishëm,...

Kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së, Igli Hasani: Pozicion i rëndësishëm, kryeministri Rama më ka dhënë një besim shumë të madh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët, në kuadër të përfundimit të Konferencës së Ambasadorëve “Diplo 2024”.

Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në ditën e parë të kësaj Konference ku vlerësoi figurën e ministrit Hasani gjatë kohës që ky i fundit drejtoi kryesimin e OSBE-së.

Në fjalën e tij, Rama tha se ministri Hasani jo rastësisht është në këtë detyrë, teksa shtoi se ai është kërkuar që të jetë edhe në postin e sekretarit të përgjithshëm të OSBE.

Para gazetarëve, ministri Hasani tha se është një negociatë delikate dhe shefi i diplomacisë shqiptare shpreson që kushdo që do të marrë atë pozicion t’i shërbejë sa më mirë Shqipërisë dhe 56 vendeve të tjera anëtare.

Hasani: E kam të vështirë të flas për veten. Kryeministri më ka dhënë një besim shumë të madh për një pozicion të rëndësishëm. Është një negociatë shumë delikate që nuk përfundon me votim, por përfundon me konsensus të plotë. Më lejoni mos i ushtroj presion kolegëve të mi që janë duke negociuar, dhe shpresoj që rezultati të jetë sa më i mirë për organizatën, jo për individin. Kushdo që do ta marrë atë vend  shpresoj që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe 56 vendeve të tjera anëtare në mënyrën e duhur edhe më profesionale./vizionplus.tv 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments