27.3 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Qershor, 2024
BallinaLajmeBotaKancelari gjerman Olaf Scholz i bindur: Rusia ‘nuk do ta fitojë’ luftën...

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bindur: Rusia ‘nuk do ta fitojë’ luftën në Ukrainë

Vendet e G7 kanë sinjalizuar se do të çlirojnë 50 miliardë dollarë nga asetet e ngrira ruse për të financuar Ukrainën.

Paratë do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën që të blejë shpejt gjithçka, nga armët tek investimet në rindërtimin e infrastrukturës së saj energjetike.

Dhe në margjinat e G7, kancelari gjerman Olaf Scholz foli me gazetarët rreth planit, shkruajnë mediat e huaja.

“Ky është një angazhim shumë i fortë, i cili, meqë ra fjala, i jep popullit të Ukrainës kurajon për të bërë atë që tani është e nevojshme për të mbrojtur pavarësinë dhe sovranitetin e tyre”, citohet të ketë thënë ai.

“Është gjithashtu një sinjal i qartë për presidentin rus se ai nuk mund të shpresojë se për shkak të problemeve fiskale në disa vende që sot mbështesin Ukrainën, ai një ditë do ta fitojë këtë luftë”.

“Ai nuk do të arrijë këtë”.

Ndryshe, vendet e G7 kanë rënë dakord për një marrëveshje prej 50 miliardë dollarësh për të financuar Ukrainën.

Paratë do të vijnë nëpërmjet aseteve të ndryshme të ngrira ruse.

“Unë ju konfirmoj se ne kemi arritur marrëveshje politike për të ofruar mbështetje financiare shtesë për Ukrainën prej rreth 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit”, ka thënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron gjithashtu konfirmoi se marrëveshja do të realizohej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments