Pas telefonatës së djeshme midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, kancelari gjerman Friedrich Merz këmbëngul në një qëndrim të ashpër kundër Moskës duke vendosur sanksione të mëtejshme.Dhe jo vetëm kaq, por në një postim në platformën X Merz thekson se ekziston një marrëveshje me Presidentin e SHBA-së Donald Trump për të vendosur sanksione, një marrëveshje që u arrit pas telefonatës së Trump me Putinin.
Një zhvillim i jashtëzakonshëm, nëse merret parasysh se deri vonë presidenti amerikan dukej i gatshëm të hiqte sanksionet që Uashingtoni i kishte vendosur Moskës.
Synimi i ekonomisë ruse
Brukseli njoftoi më parë një paketë tjetër sanksionesh kundër Moskës, e 17-ta me radhë, e cila do të përqendrohet në të ashtuquajturën “flotë në hije”, e cila vazhdon të anashkalojë kufizimet mbi eksportet ruse të naftës.
Konsultimet tashmë janë duke u zhvilluar për sanksione të reja dhe më të rrepta. Megjithatë, në Gjermani ka mjaft komentues që theksojnë se ndaj Rusisë janë vendosur tashmë 16 pako sanksionesh, por kjo nuk e pengon Vladimir Putinin të vazhdojë dhe të mbajë luftën agresive në Ukrainë.
Duke folur në takimin e sotëm të ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius tha se sanksionet më efektive do të jenë ato që godasin sektorin energjetik rus dhe “burimet e financimit” për ekonominë ruse