Kancelari gjerman, Friedrich Merz, shprehu shqetësim për rritjen e çmimeve të energjisë të nxitura nga lufta në Iran, duke thënë se qeveria po shqyrton masat e mundshme për të adresuar problemin.
“Ne jemi të shqetësuar për zhvillimin e çmimeve të energjisë”, tha Merz për gazetarët në Berlin pas një takimi me udhëheqësit e partisë së tij konservatore CDU. “Ne e dimë se kjo mund të ketë potencialisht pasoja për ekonominë gjermane”, shtoi ai.
Merz nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjeve nëse qeveria mund të konsiderojë uljen e taksave mbi karburantin, por tha se Ministria e Ekonomisë dhe autoriteti i konkurrencës i vendit, Bundeskartellamt, po ndjekin zhvillimet në çmimet e energjisë.“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur pavarësinë tonë në politikën e energjisë dhe, në afat të gjatë, për të ulur çmimet e energjisë përmes përmirësimit të furnizimit. Por kjo është një detyrë që nuk mund të realizohet brenda disa ditësh”, tha ai
