Ministria e Jashtme kanadeze këshilloi sot qytetarët e saj që të largohen nga Rusia derisa udhëtimet komerciale janë ende të disponueshme.
Ministria paralajmëroi se kushtet e sigurisë ishin të paparashikueshme dhe mund të përkeqësoheshin pa paralajmërim.
Rekomandimet e Ministrisë së Jashtme kanadeze të udhëtimit thonë se “disponueshmëria e fluturimeve po bëhet jashtëzakonisht e kufizuar”.
“Kapaciteti i ambasadës sonë për të ofruar shërbime konsullore në Rusi mund të jetë shumë i kufizuar,” tha ministria.
Kanadaja, si vendet e tjera perëndimore, ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas ndërhyrjes së saj ushtarake në Ukrainë.