Biznesmeni Jordan Kamçev, Cvetan pandelevski dhe Nenad Josifoviq, të dyshuar në hetimet e PSP-së të lëndës “PERANDORIA”, sot do të lirohen nga burgimi shtëpiak, një vendim të këtillë sot e ka sjellur gjykata Supreme. Vendimi pritet gjatë ditës së sotme që të vërtetohet.
Sipas këtij vendimi nga gjykata Supreme janë pranuar ankesat e të dyshuarëve, ku paraprakisht është sjellë mendim se PSP nuk është kompetente që të procedojë për lëndët që janë marrë nën kompetenca të prokurorisë së rregullt, pas 18 muajve që janë publikuar të ashtuquajturat “bomba”.
Pritet që ankesë deri te gjykata Supreme të dorëzojë edhe i dyshuari Sasho Mijallkov, i cili po ashtu është në burgim shtëpiak.
Në rastin “IMPERIA” të dyshuar janë edhe nëna e biznesmenit Kmaçev, Ratka Kunoska-Kamçeva, motra e tij Kristina Kamçeva –Stojçevska, Vladislav Stojkoviç, Zorica Arsovska, Jovançe Taskovski, Dejan Janev, Liljana Gajdovska, Todor Mirçevski dhe Vançe Mijalçev.