Me 71 vota “për”, asnjë “kundër” dhe pa asnjë “abstenim”, Kuvendi votoi PRO interpelancës ndaj Prokurorit Publik Ljupço Kocevski. Ai nuk ishte i pranishëm në seancë, por në përgjigjen e tij me shkrim që e kishte dorëzuar më herët në Kuvend, theksoi se interpelanca është e paligjshme, pasi si instrument nuk parashikohet në Ligjin për Prokurorinë Publike dhe përbën ndërhyrje në sistemin gjyqësor.Iniciativa u paraqit nga deputetët e partisë E Majta, të cilët argumentuan se Kocevski duhet të largohet nga funksioni për shkak të jofunksionalitetit dhe ndikimeve politike.