6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaEkonomiKallëzim penal për shkupjanin për mashtrim tatimor prej 180.000 euro

Kallëzim penal për shkupjanin për mashtrim tatimor prej 180.000 euro

Drejtoria e Policisë Financiare ka bërë kallëzim kundër një personi dhe një kompanie nga Shkupi për evazion fiskal në shumë prej rreth 180.000 euro.

Kallëzimi është kundër pronarit dhe menaxherit të kompanisë konsulente Altera Consulting dhe kompanisë Altera Consulting, të dy nga Shkupi.

Përkatësisht, në gusht të vitit 2021, pas marrjes së vendimit për tatimin mbi vlerën e shtuar të përcaktuar, personi nuk i ka paguar mjetet në afatin e caktuar prej 15 ditësh dhe paratë i ka përvetësuar për vete dhe kompaninë e tij.

Me këtë procedurë i pandehuri ka kryer veprën penale shmangie nga tatimi dhe ka dëmtuar buxhetin e Maqedonisë për 11.004.500 denarë, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments