SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër A.K. (35) dhe B.K. (33), të dy nga fshati Veleshtë, rajoni i Strugës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “rrezikim i sigurisë”. Më 18.05.2025, përmes një aplikacioni në rrjetet sociale, të raportuarit kanë dërguar kërcënime ndaj S.S. (42) nga Struga, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.