13.3 C
Tetovo
E enjte, 24 Prill, 2025
BallinaLajmeKallëzim penal për dy persona nga Shkupi, dyshohen për manipulime gjatë ndërtimit...

Kallëzim penal për dy persona nga Shkupi, dyshohen për manipulime gjatë ndërtimit të një ndërtese në Ohër

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër bëjnë të ditur se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj 49-vjeçarit D.LL. nga Shkupi, i punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, që dyshohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe falsifikim të dokumentit zyrtar, si dhe ndaj 38-vjeçarit B.A. nga Shkupi, që dyshohet për ndërtim të pa rregullt.

“Gjatë vitit të kaluar, D.LL. në cilësinë e zyrtarit – punonjës në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, në kundërshtim me ekstraktin nga PDU për qytetin e Ohrit, ka futur të dhëna të rreme, me ç’rast të dyshuarit të dytë i ka lëshuar leje për ndërtimin e një ndërtese për banim individual në Ohër. B.A. si pronar dhe investitor në objekt, pa dokumentacionin e nevojshëm teknik ndërtimor, ka ndërtuar më shumë kate se sa lejohej, me çka të dy kanë realizuar përfitim pasuror të paligjshëm”, thonë nga SPB-Ohër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments