SPB Tetovë ngriti kallëzim penal kundër Ј.I.(54) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „uzurpimi i patundshmërisë“ dhe „ndërtimi i paligjshëm“. Në gusht të vitit 2022 në parcelë katastrore mbi lagjen e pushimoreve në Kodrën e Diellit , në rrugën lokale për Leshnicë e Poshtme, i denoncuari ka bërë uzurpim dhe ka ndërtuar në mënyra të paligjshme pllakën e themelit pa marrë paraprakisht leje përkatëse ndërtimi të lëshuar nga organi kompetent