MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal ndaj një 34-vjeçari nga Manastiri.Kjo për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale “uzurpimi i patundshmërisë”.
“SPB Manastir ngriti kallëzim penal kundër I.V.(34) nga Manastiri për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “uzurpimi i patundshmërisë”.
Në parcelë kadastrore tek vendi i quajtur „Dovlexhik“ në pronësi shtetërore, i denoncuari ka ndërtuar barakë, pa siguruar paraprakisht vendimin për ndërtim nga komuna e Manastirit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.