3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKALLËZIM PENAL KUNDËR NENAD RIKALLOS, MEMLI KRASNIQIT E BLERAND STAVICELIT PËR GRANTET...

KALLËZIM PENAL KUNDËR NENAD RIKALLOS, MEMLI KRASNIQIT E BLERAND STAVICELIT PËR GRANTET MILIONËSHE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba, i cili është edhe  anëtar i komisionit parlamentar për fushën e bujqësisë, ka dorëzuar kallëzimin penal për ish-ministrat e Bujqësisë, Nenad Rikallo, Memli Krasniqi, Blerenda Stavileci, sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Halim Kapllani, drejtorin e Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, Ekrem Gjokaj dhe ish-drejtorin e kësaj agjencie, Elhami Hajdari.

Ai ka thënë  se grantet dhe subvencionet nga fondet publike janë të dedikuara për fermerët e bujqit, e veçanërisht për ata më në nevojë.

“Praktika e qeverive të Kosovës deri më tash ka qenë krejt e kundërta. Grantet në vend se të shkojnë për ata që merren me bujqësi kanë shkuar për kompani milionëshe të cilat në shumicën e rasteve as nuk janë fermer e as nuk merren më këtë fushë drejtpërdrejtë. Jemi të vetëdijshëm që tashmë dhjetëra fermerë për vite të tëra kanë kallëzuar në prokurori, në polici për keqpërdorimet e mëdha qoftë me grantet e qoftë me subvencionet. Qindra ankesa e padrejtësi kemi pranuar prej tyre në këtë drejtim. Ndaj i kërkojmë prokurorisë që të mos vonohet me këto hetime, tashmë ka fakte të bollshme prej fermerëve, prej këtij kallzimi e veçanërisht prej Raportin e performancës së Auditorit lidhur me procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Ai tha se kallëzimi i sotëm i mbulon dy çështje, grantet në shumën 4 milionë euro të dhëna për 4 konzurciome dhe një kompani secila prej tyre e lidhur drejtpërdrejtë me drejtues politikë dhe ish ministra si dhe keqpërdorimet prej vitit 2014 në këtë fushë.

“Vitin e fundit në Ministrinë e Bujqësisë u sajua një masë e veçantë, në shpërputhje të plotë me vet kriteret e kësaj ministrie. Mandej edhe këto kritere ilegjitime të bëra publike për këtë masë fiktive, nuk u morën parasysh. Kompanitë që i fituan ato janë: Konzorciumit “NOVUS” SHPK-Pleurat Halili/Sofra Distribution SH.P.K/Blerim.B SH.P.K/ Catering Prishtina SH.P.K”, për projektin e ndërtimit e tregut të produkteve bujqësore në Prishtinë, “Horec Agromarket”, i janë dhënë 1 milionë euro, “Konzorciumi Dhemetra” – Armend Malazogu, Moea.shpk, i janë dhënë 1 milionë euro për ndërtimin e e kapaciteteve për prodhimin e plehut organik dhe ndikimin në mjedis, Zubin Potok D.O.O. – Rade Utovic, i janë dhënë 1 milionë euro për investime në objekt për magazinimin dhe ruajtjen e frutave si dhe në modernizimin e objekteve tjera përcjellëse-magazinimin dhe ftohjen e depove futjen e pajisjeve dhe të teknologjisë së re si dhe “Konzorciumit-NTP Arena Engineering-Kamer Elezaj/ D.P.T.Të shija/ Heron and Adea”, për “rritjen dhe therrjen e brojlerve” i janë dhënë 1 milionë euro”, thuhet në njoftimin  e Vetëvendosjes. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments