Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, ka bërë thirrje të ndihmohet më tepër Ukraina për t’u mbrojtur ndaj agresionit rus. Ajo madje ka lëshuar një paralajmërim nëse nuk vazhdohet përkrahja, duke thënë se “evropianë duhet të mësojnë rusisht”.
“Lidhur me Ukrainën, Bashkimi Evropian po e bën pjesën e saj, jo vetëm sepse Ukraina është vija e parë e mbrojtjes së Evropës. Ne e dimë se Rusia i përgjigjet forcës dhe asgjë tjetër”, tha Kallas, transmeton “The Guardian”.
Ajo ka theksuar rëndësinë e paketës së 18-të të sanksioneve të propozuara nga BE-ja, duke shtuar se “dobëson aftësinë e Rusisë për të luftuar”.
Kallas ka përsëritur paralajmërimin që ka bërë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.
“Nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, të gjithë duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, tha Kallas. “Sa më e fortë që është Ukraina në fushëbetejë sot, aq më e fortë do të jetë ajo në tryezën e negociatave kur Rusia më në fund të jetë gati të flasë”