“Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë që firmosi partneritetin për siguri dhe paqe”.
Kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, Kaja Kallas theksoi se MeV -ja e ka vendin në Bashkimin Evropian.
“Keni harmonizim me politikën e sigurisë dhe politikën e jashtme të BE-së dhe kjo është me rëndësi për ne në këto kohë me trazira ku ka ndryshime gjeopolitike në botë”, tha Kallas.
Kallas tha se rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të mbetët në kursin e njëjtë, raporton TV21.
“Rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por ju bëj thirrje të mbeteni në kursin e njëjtë. T’i bëni hapat për hapjen e bisedimeve aderuese. Kjo nënkupton se Unioni… edhe MeV -së do t’i japë mbështetje më të madhe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, shtoi Kallas.inën dhe në fushën e luftimit të terrorizmit, sigurisht, dhe kjo tregon se integrimi gradual po funksionon. Por të dyja palët duan më shumë dhe kjo është shumë e qartë. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Keni një histori vërtet të gjatë të përafrimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme për ne në këto kohë të trazuara, kur shohim se ka ndryshime serioze gjeopolitike në botë”, tha Kallas.
Ajo foli për përpjekjet e ndërmarra nga Qeveria në lidhje me agjendën e reformave.
“Ju e dini më mirë se kushdo tjetër se rruga drejt anëtarësimit nuk është e lehtë dhe mesazhi im sot është të qëndrojmë në atë rrugë, të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të hapur negociatat e pranimit. Kjo do të thotë gjithashtu se BE-ja do t’i ofrojë Maqedonisë së Veriut mbështetje edhe më të madhe, qoftë për sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, theksoi Kallas.
Ajo shtoi se ata e dinë nga përvoja se progresi mund të jetë i shpejtë nëse ka vullnet politik dhe përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi si shembuj të mirë të kësaj.
“Sigurisht, Maqedonia e Veriut përballet me një zgjedhje për qytetarët e saj dhe për të ardhmen. Ne besojmë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është receta më e mirë për paqe dhe siguri në të gjithë rajonin. Pra, le të ecim përpara së bashku, dhe këtu dua t’ju siguroj se BE-ja mbetet në anën tuaj”, tha Kallas.