“E detyroi që ta bëjë vendim historik Korridorin 8, d.m.th. u tërhoqën fjalët për korrupsion”, kështu tha Zejdi për Korridorin 8 dhe deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se i kanë ofruar korrupsion, përcjell TV21. Zejdi tha se nuk ishte çështja e korrupsionit por se, vendbanimet shqiptare po lidheshin me Durrësin dhe çështjet ekonomike të marrin përmasa më të mira. Ai tutje shtoi se, Kalaja është vend i lartë dhe mund të shihe çdo gabim që bën qeveria.
“A ishte VMRO-ja që u ngrit karshi Korridorit 8? Pse? Se kishte korrupsion? Bile tha kryeministri më kanë ofruar korrupsion dhe as ai nuk iu drejtuar Prokurorisë, fatkeqësisht as Prokuroria nuk iu drejtua atij. Por nuk ishte fjala te korrupsioni, ishte fjala që shqiptarëve po u jepet një mundësi që të lidhen me Durrësin dhe çështjet ekonomike të marrin përmasa më të mira në vendbanimet shqiptare, por falë dikujt që e tërhoqi për veshi atë edhe e detyroi që ta bëjë vendim historik Korridorin 8, dmth u tërhoqën fjalët për korrupsion, gjithçka, pse? U desh dikush ta tërheq për veshi…Kush e tërhoqi për veshi? Amerika? E tërhoqi dikush, Kalaja është vend i lartë dhe mund të shihet…çdo gabim që bën qeveria, shihet nga atje”, tha Zejdi.