3.1 C
Tetovo
E martë, 21 Janar, 2025
BallinaLajmeKalaja e Tetovës dita ditës po shkatrohet nga mos përkujdesja e institucioneve

Kalaja e Tetovës dita ditës po shkatrohet nga mos përkujdesja e institucioneve

Kalaja e Tetovës, cdo ditë vizitohet nga shumë banorë të Tetovës dhe banorë të Pollogut,të cilët vinë për të shikuar hostorikun e saj. Nga ana tjetër sic shihet prapa meje e vetmja gjë që është bërë është ndërtimi i këtij murri, për të ndalur shkatrimin e tërsishëm, kjo nuk është e mjaftueshme,pasi dita ditës kalaja e Tetovës po shkatrohet dhe po humbë historin e saj.

Banorët që takuam në Kalan e Tetovës thanë për TVM2 se nga vitet e 90 nuk është investuar as një gozhd. Ndërkohë gazetari tetovar  Mesut Shabani, tha se shkatrimi i Kalasë së Tetovës bëhët edhe nga vetë dora e njeriut, por sipas tij dëmi më i madhë është që kur pronsia e Kalas së Tetovës ka kaluar nën Kishën Ortodokse Maqedonase, që sipas tij nuk ka vazhdueshmëri në historiat se si Kisha ortodokse Maqedonas e ka fituar këtë të drejt,përveç ndarjes me ndikim politik komunist

“Përveç dhëmbit të kohës që e ka shkatru ,vërejmë edhe dëmtime nga dora e njeriut. Përveç kohës, dorës së njeriut ,shtesë është dhe mos investimi shtetërorë. Është fatkeqësi e madhe që gjithë ato ministra shqiptar të kulturës nga 1990 e këndej as njëri nuk është përkujdesur për këtë vend. Kjo përveç aspektit historik e kulturore mund të ketë edhe lëvërdi ekonomike si atraksion turistik . Të paktën vetëm 10% të ketë investimin e Kalasë së Ohrit. Është një fatkeqësi e madhe edhe e pushtetit lokal që nuk ka ingerenca mbi Kalanë e Tetovës   ,mendoj se dëmtimi më i madhë që është bërë,është vendimi politik dhe kësaj kalaje i ka ndodhur kjo kah fundi  i viteve, 1980-1990,kur Komuna e Tetovës komuniste ja ka nda me pa të drejtë fatkeqësisht, si pronë Kishës Ortodokse Maqedonase. Aso kohe isha bashkëpuntor i shumë gazetave te Kosovës dhe kemi hulumtuar se si i është nda , vetëm ish komunistët e dijnë ,kamë kërkuar një herë për një hulumtim lidhur me historiatin në kadastër por nuk kamë gjetur baza për ndarje KOM-it-siç është vazhdimësia-trashëgimia. Riparimi që shihni pas , është nga fundi i viteve 90-ta, dhe ajo është riparuar shumë pak ,jepen projekte të ndryshme nga ministria e kulturës për improvizime kulturore, vetëm për Kalanë e Tetovës,e vetmja më e madhja në RMV , KALA origjinale PURO SHQIPTARE që nuk mund të kontestohet,pra nuk jepen paratë për riparim përfundimtar , dhe a e dini pse, unë e them pasi kjo ka të bëjë vetëm e vetëm me trashigiminë dhe kulturën shqiptare në RMV” – tha Mesut Shabani.

Nga ana tjetër në gjendje të rëndë vazhdon të jetë edhe kompleksi Arabati Baba Teqe në Tetovë. (Visar Sadiki, TVM2)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments