25.5 C
Tetovo
E hënë, 1 Korrik, 2024
BallinaLajmeKaevski u operua dhe nuk u paraqit në sallën e gjyqit –...

Kaevski u operua dhe nuk u paraqit në sallën e gjyqit – Shtyhet gjykimi për rastin e vauçerëve sportiv të ARS-së

Seanca e parë për keqpërdorimin e bonove sportive është shtyrë për shkak se i akuzuari i parë Darko Kaevski nuk është paraqitur në sallën e gjyqit.Siç ka bërë të ditur avokati i tij mbrojtës Petre Shilegov, Kaevski nuk ka mundur të paraqitet në seancë për shkak se i është nënshtruar një operacion i kërdhokullës.Përveç Kaevskit, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe drejtori i AMS-së, Naumçe Mojsovski dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Maqedonisë, Daniel Dimevski, i ndjekur nga Ognen Stojanovski, Gjorgi Tasev, Natasha Smilevska, Bejtula Emini, Drilon Lleshi, Miazi Elmazov, Ivan Minovski, Daniel Karov dhe Sasho Ppovski.

Sipas informacioneve të Prokurorisë publike, duke vepruar në bazë të iniciativës së dorëzuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), prokurori publik kompetent ka ngritur aktakuzë kundër 12 personave për veprat penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “punë të papërgjegjshme”.

Gjykimin e udhëheq gjyqtarja Xheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është prokurorja Lidija Raiçeviq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments