VMRO-DPMNE është dëshmi tipike se si një parti gurguliçave bëhet partia më e pasur në Evropë përmes krimit dhe korrupsionit, tha sot zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski.
Ai para selisë së partisë opozitare tha se “pallati i bardhë” është simbol i krimit, korrupsionit dhe shpërdorimit të VMRO-DPMNE-së.
“Nga një ‘shtëpi e verdhë’ e vogël në një ‘pallat të bardhë’ në 7 kate me vlerë 40 milionë euro, me llambadarë luksoz, mobilje të shtrenjta, qilima dhe vepra arti. Më e pasur se partia e Angela Merkelit, CDU gjermane.
Shembull klasik i kësaj është edhe Hristijan Mickoski. “Ai hyri në politikë si idiot dhe u bë këshilltar i Nikolla Gruevskit dhe pronar i hidrocentraleve dhe bizneseve”, tha Kaevski.
Sipas tij, aktgjykimet e shumta gjyqësore kundër ish-funksionarëve partiakë, si dhe rastet që ende janë në gjykatat në vend, tregojnë se si VMRO-DPMNE e ka fituar këtë pronë.
VMRO-DPMNE-ja përveç që është simbol i krimit dhe shpërdorimit është simbol partiak i pasurimit të madh të individëve brenda natës”, tha përfaqësuesi i LSDM-së.