-7 C
Tetovo
E martë, 18 Mars, 2025
BallinaLajmeBesa Kadriu i përgjigjet Fatmir Limanit: As unë as fisi im kurrë...

Besa Kadriu i përgjigjet Fatmir Limanit: As unë as fisi im kurrë nuk kanë trokitur në derën e hasmit, por t’i dhe soji yt prej kohësh e luani rolin e djallit

Besa Kadriu përmes një shkrimi në rrjetet sociale i është përgjigjur shkrimeve të Fatmir Limanit për, siç shkruan ai, “trokitjen në derën e hasmit”.

Në lidhje me: Reagon Fatmir Limani: Borxhliun papasja e shpien të trokas në derën e hasmit

Ish nënkryetarja e Lëvizjes Besa e akuzon Limanin për prishje të partisë, ndërkaq thotë se as ajo e as fisi i saj, “asnjëherë nuk ka trokitur në derën e diallit”.

Përplasjet mes Limanit dhe Kadriut vijnë pasi kjo e fundit doli me qëndrim publik ku kritikoi Qeverinë dhe retorikën e kryeministrit Hristijan Mickoski.

Shkrimi i plotë Kadriut për Limanin:

Përgjigje titullit

“Shpëtimtarja”

Në pamundësi për t’a komentuar atje ku duhej, sepse zotëriu në fjalë i ka ndaluar komentet,(e di ai vet përse) por, përgjigjen po ia jap kësisoi:

“Për kë bien këmbanat”

E. H.

Zotëri i nderuar:

Po t’a jap përgjigjen urgjent se as unë as fisi im kurrë nuk kanë trokitur në derën e hasmit, por t’i dhe soji yt prej kohësh e luani rolin e djallit, lypësit dhe vasalit.

Që prej fillimit, dihej misionin yt. Erdhe nga po ajo derë kriminele e BDI- së, si metastazë kancerogjene për t’a prishur Lëvizjen BESA.

Zaten ti që atëherë e more përgjigjen, tek vendlindja(elektorati yt). Erdhe me duarbosh dhe më pastaj u infiltrove me votat e tetovarëve, për t’u bëre deputet dhe mëpastaj edhe ministër. Pirolla të qoftë, por shumë shpejt edhe ti do t’a marrësh përgjigjen. Në mos ditët e ardhshme, deri në tetor, gjithsesi kur do të bëhen zgjedhjet lokale. Sepse je i pa logjikshëm në veprimin dhe qëndrimin tënd si individ!

Unë personalisht, nuk kam hyrë në politikë për të luajtur rolin e serviles dhe nënshturses, e as nuk kërkoj shpëtim tek Varka që përmbytet, por atë Varkë të shpifur që unë nuk e po e mbroj, ti na e solle në derë!

Përgjigjen e radhës do t’a merrni shumë shpejt.

Bilës më shpejt se sa e pret!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments