-1.5 C
Tetovo
E enjte, 20 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBotaKadri Veseli ngrihet në këmbë në Speciale pasi avokati i tij e...

Kadri Veseli ngrihet në këmbë në Speciale pasi avokati i tij e kritikon gjyqtarin për njëanshmëri

Sot në Gjykatën Speciale për rastin Thaçi dhe të tjerët ka dëshmuar ish-komandanti, Sylejman Selimi. Kjo seancë e sotme s’ka kaluar pa tensione në mes të ekipeve mbrojtëse dhe panelit të gjyqtarëve,

Ka qenë avokati mbrojtës i Kadri Veselit, i cili para se të futej dëshmitari në sallë për të vazhduar dëshminë, ka pyetur gjyqtarin e Dhomave të Specializuara, se çfarë ka ndodhur me mocionin e dorëzuar në nëntor të vitit 2024, ku kërkohej paanshmëri në proces, shkruan Gazeta Express.

“Bëhet fjalë për mocionin e vitit 2024, për masat që janë marrë për garantimin e paanshmërisë së procesit gjyqësor”, ka thënë avokati i Veselit, Rodney Dixon, duke ngritur shqetësime për pyetjet e gjyqtarëve.

“Sot pyetjet nuk janë të paanshme, janë pyetje josqaruese, por janë pyetje që u përdoren si bazë nga gjykatësit për të dalë në përfundimet e tyre”, ka thënë mbrojtësi i Veselit.

Pas fjalës së avokatit mbrojtës të Veselit, gjyqtari Charles L Smith, përgjigjet me tepër nervozizëm se do të vazhdohet me pyetjet siç ka ndodhur gjithmonë dhe ka bërë thirrje që të ftohet dëshmitari.

Pas kësaj, është parë edhe një reagim i Kadri Veselit, i cili është ngritur në këmbë dhe është konsultuar me dikë prej ekipit mbrojtës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments