1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKadri Veseli e pranon humbjen: PDK kalon në opozitë

Kadri Veseli e pranon humbjen: PDK kalon në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit kandidat i kësaj partie për Kryeministër të Kosovës, ka pranuar se subjekti që ai drejton nuk ka arritur të dalë fituese e zgjedhjeve të sotme.

Veseli ka thënë se qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe këtë e pranojnë, njofton Klan Kosova.

”Së bashku me PDK-në kemi punuar që t’i fitojmë këto zgjedhje, por nuk fituam. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”.

”PDK do të kalojë në opozitë, por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombit dhe shtetit”.

”Ju jam shumë falënderues dhe mirënjohës”.

”Anëtarëve të PDK-së ju them ndjehuni krenarë me punën tuaj sepse edhe unë ndjehem shumë krenar me ju”.

”Kemi bërë një punë të madhe dhe besimi ynë tek ju është i palëkundur”.

”Ju duhet të besoni dhe të punoni çdo ditë për një Kosovë më të mirë. Ne nuk do ndalemi asnjëherë, ne së bashku do të vazhdojmë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments