1.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKadastri i Maqedonisë i gatshëm për zgjidhjen e të gjitha lëndëve për...

Kadastri i Maqedonisë i gatshëm për zgjidhjen e të gjitha lëndëve për korridoret 8 dhe 10

Në Agjencinë për kadastër të patundshmërive ka fluks të rasteve për korridoret 8 dhe 10, për shpronësimet që kanë të bëjnë me autostradat që i ndërton konsorciumi “Behtel dhe Enka”.

Sipas drejtorit të Kadastrës, Ivan Zhivkovski, lëndët zgjidhen menjëherë që të mos ketë vonesa dhe projektet të ecin konform të gjitha planeve nga ana e shtetit.

“Sipas informacioneve që kam nga drejtori i Administratës për Marrëdhënie Pronësore dhe Juridike, ka pasur ndryshime në Ligjin për shpronësim, për një rrjedhë më të shpejtë të lëndëve. Ne si Kadastër dhe hallka e fundit e gjithë procesit jemi plotësisht të organizuar, maksimalisht të mobilizuar dhe të gatshëm, meqë hyjnë rastet i zgjidhim menjëherë që të mos ketë ndalesë. Megjithatë, këto janë projekte komplekse dhe ju e dini se si shkon procesi i shpronësimit. Nga ana jonë do të bëhet gjithçka në një kohë sa më të shkurtër për të përfunduar të gjitha rastet që na vijnë”, thekson Zhivkovski.

Ai ka bërë të ditur se kur ka ardhur në postin e drejtorit ka trashëguar rreth 5600 lëndë të mbetura në Kadastër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments