4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKadastra uli tarifat, gjeodetët privat nuk heqin dorë – Pasuritë e patundshme...

Kadastra uli tarifat, gjeodetët privat nuk heqin dorë – Pasuritë e patundshme “tundin” xhepat e qytetareve(video)

Ndonëse së fundmi u ulën me 75% tarifat për shërbimet kadastrale të shtetit, megjithatë këtë model nuk e ndoqën edhe gjeodetët privat, shërbimet e të cilëve qytetarët vazhdojnë t’i paguajnë dyfish më shtrenjtë. Drejtori i Agjencisë së Kadastrës dhe patundshmërive Ivan Zhivkovski tha se paralajmërimi i uljes së tarifave të shërbimeve hyri në fuqi para dy javësh dhe qytetarët tani paguajnë dukshëm më lirë. Por, ai thekson se firmat private të gjeodetëve nuk pajtohen të ulin tarifat e tyre të shërbimeve që lidhen me shërbimet të ndryshme të elaborateve të parcelave të territorit të shtetit.

eagimi i menjëhershëm ishte nga Oda e Gjeodetëve, ku përfaqësuesi i tyre Nikolla Ribaroski tha se as që e kanë ndërmend të ulin tarifat e shërbimeve të tyre ndaj qytetarëve. Ai mbron shpenzimet e kolegëve të tyre dhe thotë se qytetarët paguajnë për shërbimet nga terreni.

Përndryshe, nga 1 Janari nëpërmjet portalit të ri të shërbimeve elektronike e-uslugi.katastar.gov.mk qytetarët apo personat juridikë do të mund të marrin dokumentet e pasurive të paluajtshme brenda pak sekondave deri në një minutë. Këtë sot në konferencë për media e bëri të ditur drejtori i Agjencisë së Kadastrës së Patundshmërive. Në Agjencia, theksojnë se po u ushtrohet presion për shpronësimin e parcelave ku do të kaloj Korridori 8 dhe 10, autostrada të cilat do të ndërtohen nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments