2.3 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeKacarska politikanëve: Kemi nevojë urgjente të vendoset ankesa kushtetuese për qytetarët

Kacarska politikanëve: Kemi nevojë urgjente të vendoset ankesa kushtetuese për qytetarët

Kemi nevojë urgjente për vendosjen e ankesës kushtetuese për qytetarët, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, shkruan TV21. Ajo i dërgoi mesazh politikanëve, dhe apeloi që gjitha partitë politike dhe deputetët, t’u mundësojnë qytetarëve t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të gjitha liritë dhe të drejtat e tyre, në vend që të kërkojnë drejtësi në Strasburg, diçka që i kushton para shtetit. Në këtë drejtim Gjykata Kushtetuese mori mbështetje nga kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga.

 “Shpresoj që të gjitha palët e tjera të interesuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut do t’i japin një qasje serioze çështjes së paraqitjes së ankesës kushtetuese. Kjo temë nuk u ul në një tryezë të përbashkët për diskutim me sektorin joqeveritar, me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe përfaqësues të komunitetit akademik. Përfundimi është i vetëkuptueshëm: ekziston një nevojë reale për të paraqitur një ankesë kushtetuese në Maqedoni”, tha Dobrilla Kacarska – Gjykata Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments