Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin debativ në televizionin Kanal 5, duke folur për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe kuzhtëzimin që ua bënë atyre opozitarja VMRO-DPMNE, mes tjerash ka deklaruar se nëse opozita i jep mbështetje procesit të përparimit të rrugëtimit të vendit drejt BE-së, vendi pastaj mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Analisti politik Aco Kabranov thotë se opozitarja VMRO-DPMNE në vend se ta pranojë këtë sfidë dhe t’i ndihmojë edhe vetes edhe shtetit, që të ecë pa pengesa në rrugën drejt BE-së, ajo menjëherë e ka refuzuar këtë propozim me shpifje të reja në adresë të zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi.
“Mendoj se ata e kanë refuzuar menjëherë këtë propozim me shpifje të reja në adresë të Grubit. VMRO-DPMNE ashtu siç deklaronin eksponentët e saj publikisht se do të formojnë vetë Qeveri dhe se do të kenë 61 deputetë, ndërsa media të afërta me to raportonin se edhe Levica do të jetë në atë Qeveri, nuk besoj se mund të pranojnë një sfidë kaq të madhe dhe të rëndë. Edhe “Grupi i zjarrit” gjatë gjithë kohës po koketon me VMRO-DPMNE-në fshehurazi. Sulemt ndaj Grubit dhe Taravarit dhe akuzat për korrupsion edhe një fëmijë i është e qartë se janë të nxitura nga “Grupi i zjarrit”. Mexhiti dhe të tjerët e këtij Grubi gjatë gjithë kohës thonë se janë kundër Grubit, por unë mendoj se caku i tyre është Ali Ahmeti”, deklaroi Kabranov për PRESSonline.mk