-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKabineti i Mexhitit: Me miratimin e Bekim Salit u pranuan modularët në...

Kabineti i Mexhitit: Me miratimin e Bekim Salit u pranuan modularët në Butel, Lisiçe dhe Gjorçe Petrov! Borxhi për to arrin 200.000 euro

Nga kabineti i ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, thonë se deri më tani nuk është paguar asgjë për spitalet modulare të vendosura nga kompania “Brako”, përcjell TV21. Nga kabineti thonë se Mexhiti pas marrjes së detyrës, auditoi të gjitha procedurat e hapura dhe borxhet e mbajtura nga Ministria, përfshirë borxhin për spitalet modulare.

“Për këtë rast, d.m.th. nëse pagesa duhet të fillohet, Ministria bëri një konsultim me shkrim me prokurorinë e shtetit.  Nga atje është marrë një mendim me shkrim se ambulantët duhet të paguhen me faturë”, thuhet mes tjerash në reagim.

Tutje në reagim thuhet se me miratimin e ish ministrit Bekim Sali u pranuan modularët në Butel, Lisiçe dhe Gjorçe Petrov, të cilat Sali i anuloi, por për to, sipas reagimit, do të duhet të paguget borxh prej 200.000 eurove.

“Në interes të së vërtetës, qytetarët duhet të dinë saktësisht se çfarë ka ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë në lidhje me ambulantet modulare dhe kaosin e trashëguar që la pas Sali.  Bekim Sali fsheh nga opinioni se me miratimin e tij, tre ambulantë u pranuan nga ministria, të cilat janë ambulantët modulare në SHSH  Butel, Lisiçe dhe Gjorçe Petrov. Personalisht ai si ministër, ka miratuar dhe pranuar ambulantët modulare në datat 23.09.2022, 19.10.2022 dhe 22.2.2023, me të cilat kontraktuesi ligjërisht duhet t’i kishte paguar.  Përveç këtij njoftimi, do dërgojmë të gjitha dokumentet, si dhe miratimin dhe raportin e mbikëqyrjes. Pra, nuk ka qenë ministri Mexhiti, as Qeveria dhe askush tjetër, por Bekim Sali që ka aprovuar që ambulantët janë marrë dhe duhet të paguhen. Më pas, për 8 muaj, Sali vendosi të shkonte kundër asaj që kishte firmosur, të mos paguante dhe me vetëdije ta linte shtetin të mbante pasoja të rënda ligjore dhe financiare. Si ka mundësi që Sali vendosi të mos paguajë për diçka që e miratoi dhe e pranoi dhe që tashmë është në përdorim? Nëse ai me vetëdije donte të zhvaste diçka për veten e tij ose çfarë saktësisht donte të arrinte, ai detyrohet të përgjigjet. Borxhi që është akumuluar ndërkohë në bazë të interesit të vonuar është më shumë se 200,000 euro që do të duhet të paguhen nga qytetarët”, thuhet në reagim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments