3.8 C
Tetovo
E shtunë, 11 Janar, 2025
BallinaLajmeMaqedoniKabineti i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së / Sqarim lidhur me interpelancën...

Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RMV-së / Sqarim lidhur me interpelancën ndaj deputetes Ilire Dauti,e cila nuk është shkarkuar

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancë plenare për ta trajtuar interpelancën për punën e deputetes Ilire Dauti, kryetare e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini. Seanca u mbajt në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Rregulloren e Kuvendit dhe ligjet në fuqi.Raportimet e mediave të caktuara që sugjerojnë se rezultati i votimit të interpelancës obligon shkarkimin e zonjës Dauti janë të pasakta. Theksojmë se vota e interpelancës është shprehje e deputetëve dhe nuk ka pasoja juridike detyruese për shkarkim dhe nuk ka efekt juridik.

Emërimet dhe shkarkimet rregullohen nëpërmjet procedurave të tjera të veçanta të përcaktuara në Rregulloren e Kuvendit, ligjet dhe Kushtetutën. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e integritetit institucional, respektimin e ligjeve, Rregullores, Kushtetutës dhe sigurimin e transparencës në të gjitha procedurat parlamentare. Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments