6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaLajmeBota“Ka vetëm dy gjini”, DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në...

“Ka vetëm dy gjini”, DASH mbyll faqen ku përzgjidhej gjinia “X” në pasaportë

Departamenti i Shtetit të SHBA-së ka mbyllur website-in që informonte qytetarët për mundësinë e përzgjedhjes së gjinisë alternative në pasaportat amerikane.

Ky veprim ndodhi vetëm një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv që njeh vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, duke përjashtuar njohjen zyrtare të personave transgjinorë, transmeton klankosova.tv.

Faqja e internetit informonte qytetarët se ata mund të zgjidhnin një nga tre opsionet për shënuesin gjinor në pasaportat e tyre: mashkull (M), femër (F), ose një identitet të papërcaktuar ose alternativ (X).

Në njoftim theksohej se aplikantët nuk kishin nevojë të paraqisnin dokumentacion mjekësor për të ndryshuar shënuesin gjinor.

Tani, faqja në fjalë ridrejton përdoruesit në një seksion të përgjithshëm për informacionin mbi nxjerrjen e pasaportave.

Në urdhrin ekzekutiv të firmosur në ditën e parë në detyrë, Trump deklaroi se qeveria federale do të njohë vetëm dy gjini – mashkull dhe femër – duke argumentuar se “këto gjini janë të pandryshueshme dhe bazohen në realitetin themelor dhe të pakundërshtueshëm.” Kjo lëvizje përmbys politikat e mëparshme që kishin zgjeruar të drejtat e personave transgjinorë dhe jo-binarkë në dokumentet zyrtare.

Aktivistët për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar ashpër vendimin, duke e quajtur atë një hap prapa për të drejtat civile në SHBA.

“Ky është një sulm i hapur ndaj identiteteve transgjinore dhe jo-binare,” deklaroi Sarah McBride, një aktiviste dhe zyrtare e lartë në Human Rights Campaign.

BBC shkruan se ndryshimi ka ngjallur shqetësime në komunitetet transgjinore brenda dhe jashtë SHBA-së.

Ndërkohë që shumë shtete amerikane të drejtuara nga guvernatorë progresistë kanë premtuar të vazhdojnë njohjen e gjinive të ndryshme në nivel lokal.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Trump e kanë përshëndetur vendimin duke e cilësuar si një masë mbrojtje ndaj vlerave tradicionale dhe familjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments