Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Qani Hasë, në moshën 82 vjeçare, e mikut dhe shokut tonë, atdhetarit të paluhatshëm të çështjes shqiptare.
Varrimi i të ndjerit, sipas njoftimit të familjarëve, do të bëhet nesër, më 10 korrik, në varrezat e katundit Simnicë të Gostivarit, në orën 13:00.
Me këtë rast, ngushëllime të thella u shprehim, familjes dhe farefisit, shokëve dhe miqve të tij!
Lavdi jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Qani Hasës!
(9 korrik 2024)
Abdulla Mehmeti