-4.3 C
Tetovo
E diel, 5 Janar, 2025
BallinaLajme"Ka frikë për herë të parë!" Gazetari kroat: Vuçiç po shkon nga...

“Ka frikë për herë të parë!” Gazetari kroat: Vuçiç po shkon nga gabimi në gabim, megjithatë protestat nuk do ta prekin qeverinë

Gazetari kroat, Vedran Salvia, është shprehur se për herë të parë Vuçiç duket i frikësuar. Në një artikull për Index.hr me titullin “Vuçiç ka frikë për herë të parë”, gazetari shkruan se situata aktuale në Serbi mes protestave të vazhdueshme reflektojnë gabimet dhe fikën e presidentit Vuçiç.Gazetari shkruan se protesta e fundit kundër qeverisë, është më e madhja në historinë e Serbisë, e cila mblodhi më shumë se 100,000 mijë njerëz. Ai thotë se madje, kjo protestë kishte më shumë njerëz se në përmbysjen e Sllobodan Millosheviçit. 

Salvia thekson se kjo situatë ka frikësuar Vuçiç, por jo aq sa ta shkatërrojnë atë. Gazetari thotë se Vuçiç nuk do të bjerë, por do ta çmitizojnë atë. Sipas tij, në fakt vetë protestat nuk synojnë ta shkatërrojnë Vuçiç.

“Vucic nuk do të bjerë, por këto protesta do ta çmitizojnë. Që kur është bërë president, ai sillet si president, kryeminister dhe çdo ministër individualisht. Protestat jane nje shok per te, prandaj eshte i hutuar personalisht bashke me ata qe mendonin se ai ishte Zoti”, tha Salvia.

Gazetari shton më tej se protesta e studentëve nuk ka një lider dhe se nuk udhëhiqet nga opozita. Salvia thekson se studentët janë aq të zgjuar për të mos lejuar ndërhrjen e opozitës në protestat e tyre. Megjithatë, Salvia thotë se këto protesta nuk do t’i kushojnë qeverisë, megjithëse Vuçiç po bën gabime të vazhdueshme për shkak se nuk i ka rrethanat në favor të tij.

“Nuk është njësoj si kur opozita organizonte protesta dhe pastaj terhiqej pas me pisllëk. Studentet nuk mund ta bëjë këtë. Ata nuk kanë liderë, kjo është shumë interesante, nuk besoj se është e qëllimshme, por dihet nga teoria guerile që më të fortët janë ata që nuk njohin udhëheqje dhe strukturë. Ata janë gjithashtu shumë të zgjuar për të lejuar që opozita t’i marrë ne patronazh”, theksoi Salvia.

Sipas gazetarit, Vuçiç këtë herë e ka të vështirë të reagojë ndaj këtyre protestave, pasi ky është një rebelim kulturor dhe jo politik. Sipas tij, sado të pakënaqur të jenë ndjekësit e presidentit, ata nuk dinë të bëjnë asgjë pa Vuçiç.Sado të pakënaqur të jenë ndjekësit e Vucicit, ata nuk dinë të bëjnë asgjë pa të. Këto protesta sigurisht që janë shumë të pakëndshme për presidentin serb. Ky është një rebelim kulturor, jo politik. Prandaj është kaq e vështirë për Vuçiqin qe të reagojë”, shpjegoi Salvia

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments