8.5 C
Tetovo
E shtunë, 1 Nëntor, 2025
BallinaLajmeKa filluar regjistrimi digjital në kufij: Pa radhë të gjata, pritje dhe...

Ka filluar regjistrimi digjital në kufij: Pa radhë të gjata, pritje dhe ngarkesë në pikat kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë.

Pa radhë të gjata, pritje dhe ngarkesë në pikat kufitare me Greqinë dhe Bullgarinë – që nga kjo fundjavë ka nisur funksionimi i sistemit të ri për regjistrim elektronik për hyrje dhe dalje në 29 vendet anëtare të Zonës Shengen. Tashmë nuk bëhet më vulosja në pasaportë – por gjatë hyrjes së parë në BE, udhëtarëve u merret gjurmët e gishtërinjve dhe bëhet fotografimi i tyre. Çdo hyrje e qytetarëve maqedonas në Bullgari ose Greqi regjistrohet digjitalisht, si pjesë e sistemit të ri të sigurisë “Entry–Exit” të Bashkimit Evropian.

Nga MPB thonë se nga sistemi janë përjashtuar vetëm qytetarët që udhëtojnë në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër, ndërsa personave nën 12 vjeç nuk u merren gjurmët e gishtërinjve. Çdo vend anëtar do ta përdorë sistemin të paktën në një pikë kufitare, dhe gradualisht do të rritet numri i pikave, deri në arritjen e funksionimit të plotë në të gjitha pikat kufitare.

“Ky sistem do të regjistrojë të dhëna personale, duke përfshirë imazhin e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve, të dhëna nga dokumenti i udhëtimit, si dhe informacion mbi hyrje, dalje dhe eventualisht refuzim hyrjeje për qytetarët e vendeve të treta që kalojnë kufirin e jashtëm të Zonës Shengen,” deklaroi Goce Andrevski, zëdhënës i MPB-së.

Nga Dhomë e Tregtisë e Rajonit Veriperëndimor thonë se pas fillimit të përdorimit të sistemit nuk ka më ngecje dhe pritje të gjata në kufij për transportuesit, edhe pse presidenti Aliu theksoi se ata vazhdimisht ankohen dhe kërkojnë një mënyrë më funksionale dhe më të shpejtë për kalim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments