2.3 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeKa disa vende ku takohen individë të cilët dëshirojnë të krijojnë tensione,...

Ka disa vende ku takohen individë të cilët dëshirojnë të krijojnë tensione, tha Mickoski

Kryeministri Hristijan Mickoski, ka thënë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, dhe se ata asnjëherë nuk kanë lejuar që të ketë rrezik. Këtë kryeministri e deklarojë i pyetur pasi BDI sot dolën me komunikatë se nëse “Gjykata Kushtetuese vendos që të shfuqizojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të pariparueshme, ndërsa ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë se cfarë do të ndodhë më pas”.
Sipas tij, ata tashmë kanë paralajmëruar se ka pasur përpjekje për të cënuar sigurinë, dhe kjo është një prej atyre tentimeve.
“Ka disa vende ku individë takohen për të krijuar tensione. Ne, si shtet dhe Qeveri, do të bëjmë gjithçka për të garantuar sigurinë, veçanërisht kur situata po ecën në drejtim pozitiv. Disa duan të na tërheqin mbrapa në moçalë, por qytetarët duhet të dinë se nuk do të lejojmë probleme të sigurisë,” tha kryeministri në një konferencë për shtyp në Qeveri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments