12.3 C
Tetovo
E shtunë, 14 Mars, 2026
BallinaLajmeKa dërguar kërcënime se do të vendosë bombë dhe të kryejë sulm...

Ka dërguar kërcënime se do të vendosë bombë dhe të kryejë sulm në një shkollë të mesme në Tetovë, është arrestuar 15-vjeçari

Është arrestuar një 15-vjeçar nga Xhepçishti, i dyshuar për dërgim të kërcënimeve se do të vendosë mjet shpërthyes dhe do të kryejë sulm në një shkollë të mesme në Tetovë, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Policia dje e ka arrestuar të dyshuar, ndërsa bastisje është kryer në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse që janë në pronësi të babait të tij B.M. (44).

Gjatë bastisjes, sipas policisë, janë gjetur gjësende për të cilat ekziston dyshim se burojnë nga vepër penale.

Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Qendra për punë sociale në Tetovë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, siç informuan nga SPB Tetovë, do të dorëzohet kallëzim përkatës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments