Që nga mbrëmja e djeshme, Policia dhe Prokuroria kanë nisur një aksion anti-drogë në rajonin e Shkupit dhe Strumicës, përcjell TV21. Jozyrtarisht, janë sekuestruar 27 tonë marihuanë. Policia dhe Prokuroria pritet të dalin sot me detaje.Nga pamjet që ka siguruar TV21, dhjetëra kamionë e furgonë të policisë janë parë duke dal nga hapësirat e ish-fabrikës OHIS në kryeqytet.
Jozyrtarisht, operacioni i Ministrisë së Brendshme lidhet me sekuestrimin e mëparshëm të 5 tonëve marihuanë në Serbi, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Maqedonia.
