8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeJoveski e pranon / I gjithë sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut...

Joveski e pranon / I gjithë sistemi gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për reforma

Kryeprokurori i përgjithshëm në Maqedoninë e Veriut, Lubomir Joveski flet për agjencinë e lajmeve MIA për prioritetet e Prokurorisë Publike për vitin 2022.TS

“Për këtë vit buxheti i Prokurorisë është rritur me rreth 14 për qind. Garancinë e shoh edhe në Ligjin për Prokurorinë Publike, ku për herë të parë u konstatua se 0,4 për qind nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë do të ndahen për nevojat e Prokurorisë. Jemi të vetëdijshëm se kjo nuk mund të arrihet menjëherë duke pasur parasysh këto kriza që janë aktualisht në vend, por pres që për disa vite të arrihet ajo përqindje”, tha në intervistë për AIM, prokurori publik i shtetit, Lubomir Joveski.
Ai ka theksuar se vitin e kaluar janë punësuar 60 prokurorë publikë, shumica bashkëpunëtorë profesional, ndërsa tani siç thotë ai për këtë vit Prokuroria ka shpallur konkurs për 72 punëtorë profesional administrativ.

I pyetur se si e vlerëson situatën nga aspekti se kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore janë praktikisht të parët që vlerëson BE-ja në raport me vendin tonë, Joveski tha se padiskutim i gjithë sistemi gjyqësor i vendit ka nevojë për reforma.

“Por duke folur nga këndvështrimi i Prokurorisë, më duhet të them se raporti i fundit i BE-së tregon progres në luftën kundër krimit të organizuar, të rëndë. Gjithashtu, prokurorisë dhe shtetit i janë shënuar detyra të caktuara në pjesën e zbatimit të Strategjisë së Reformës në Drejtësi dhe Prokuroria ka miratuar si të thuash akte themelore në pjesën e strategjisë së burimeve njerëzore që vepron, si dhe Ligji për Prokurorinë Publike, pas të cilit janë miratuar aktet nënligjore dhe ende po punohet në sistematizimin e Prokurorisë”, tha Joveski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments